Zbulime të jashtëzakonshme arkeologjike “Justiniana Secunda” – katedralja pranë Prishtinës, një nga më të mëdhatë e kohës

Jo shumë larg Prishtinës, rreth 12 kilometra në jug-lindje të saj gjendet një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë – Municipium Ulpiana, e njohur edhe si Justiniana Secunda në periudhën bizantine, e që në këto ditë është kryer një nga zbulimet më të mëdha, ku arkeologët e Kosovës kanë zbuluar një mbishkrim mahnitës në mozaikun e një katedrale që daton nga perandori Justinian I (527 deri 565 pas Krishtit) që nderon Justinian dhe gruan e tij Theodora. 

Ky zbulim vjen dy vjet pasi mbishkrimi i parë Justinian në Ulpiana zbuloi rolin e perandorit në rindërtimin e qytetit si “Justiniana Secunda”, pas tërmetit shkatërrues të vitit 518 pas Krishtit.

Arkeologu Ilir Culaj, duke folur për n, shpjegoi rëndësinë e projektit të madh që po zhvillohet në Ulpianë, i udhëhequr nga profesori Arben Hajdari, Instituti Arkeologjik i Kosovës, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë profesorin francez Christophe Goddard.

Ilir Culaj, arkeolog

“Janë bërë disa zbulime të jashtëzakonshme këtu në Ulpianën Antike dhe kemi arrit me identifiku një katedrale me përmasa gjigante e cila është një nga katedralet më të mëdha në botë për kohën që po flasim. Dhe më e bukur këtij është sepse kjo katedrale identifikohet edhe me vetë emrin e perandorit më të madh të kohës që ka qenë Justiniani i Madh, i cili ka qenë po ashtu me origjinë nga Dardania”, tha Culaj.

Zbulimi i jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë, jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Lexo po ashtu

Ai tha se një nga zbulimet më të veçanta të viteve të fundit është mozaiku polikrom (shumëngjyrësh) në nef-in qendror të kësaj katedrale, i cili është jashtëzakonisht i bukur.

“Dhe nga zbulimet më të rëndësishme që ka ndodh para dy vitesh është kjo zona këtu, kjo pjesa e nefit qendror të katedrales e cila është e cila është komplet me një mozaik polikrom, pra shumëngjyrësh, që është jashtëzakonisht i bukur, dhe ka dalë ky mbishkrimi këtu ku flitet për një dedikim që perandori Justiniani i Madh e ka bë për qytetin e Dardanisë, pra ‘Urban Dardania’. Ai përmes këtij rreshti tjetër këtu që thuhet Locarunt, pra ai së bashku me gruan e tij Theodorën janë përkujdesur edhe për vendin se ku kanë dashtë që të ndërtohen këto kisha, sepse pastaj thuhet ‘Et Templa’, është fjala për kisha për të cilat ai ka urdhërua me u ndërtu në qytetin e Dardanisë e që është ‘Justiniana Secunda’ dhe në bazë të shënimeve që i kemi nga Prekopi, që është biografi i Justinianit të Madh. Ai po ashtu në bazë të shënimeve të tij na ka njoftuar rreth ndërtimit të një qyteti që quhet ‘Justiniana Secunda’“, ka thënë Culaj.

Ndërsa, profesori i arkeologjisë nga Franca i i cili është pjesë e ekipit ndërkombëtar që punon në këtë projekt, Christophe Goddard ka thënë se gërmimet arkeologjike në qytetin antik Justiniana Secunda, që ndodhet pranë Prishtinës, kanë nisur në vitin 2022 dhe po vazhdojnë të sjellin zbulime të rëndësishme.

Christophe Goddard, arkeolog

“Ne po vazhdojmë gërmimet që i nisëm në vitin 2022 në këtë zonë, duke zbuluar një qytet të ri, ‘Justiniana Secunda’”, tha Goddard.

Ai shpjegoi se njohuritë për këtë qytet ishin të bazuara fillimisht në burime letrare, ku më i rëndësishmi prej tyre është historiani Prokopi, i cili ka qenë shumë pranë perandorit Justinian.

“Fillimisht ne hartuam qytetin me anë të metodave gjeofizike, dhe më pas nisëm gërmimet arkeologjike, ku zbuluam një ndërtesë shumë të madhe”, shtoi ai.

Ky objekt, sipas Goddardit, është një kishë e madhe, ndër më të mëdhatë e kohës së shekullit VI në qytetet provinciale.

Përmasat e saj janë 79 metra në gjatësi dhe 23 metra në gjerësi, duke e krahasuar atë me katedralen e Nëna Terezës në qendër të Prishtinës.

Ndryshe, Municipium Ulpina, ky qytet antik ka luajtur një rol kyç gjatë periudhës romake, si nyje kryesore komunikimi mes Konstandinopojës dhe Romës, duke lidhur rrugët që kalonin nga deti Adriatik deri te deti Egje.

Një nga rrugët më të njohura që kalonin aty ishte Via Lissus-Naissus, ndërsa një tjetër e rëndësishme ishte rruga e Scupit.

Në vitin 169 të erës sonë, Ulpiana mori statusin e municipit (Municipium Ulpianum), por zhvillimi i saj më i madh ndodhi në shekujt III dhe IV, kur qyteti u shndërrua në një qendër të rëndësishme politike, ekonomike dhe kulturore në rajon.

Në shekullin VI, gjatë sundimit të perandorit Justinian, qyteti u riemërua si Justiniana Secunda, duke fituar rëndësi të re si pjesë e Perandorisë Bizantine.

Gërmimet në Ulpianë kanë filluar që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe vazhdojnë ende, me përfshirjen e studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Falë këtyre gërmimeve janë zbuluar monumente të ndryshme kulti dhe objekte sakrale, si dhe pjesë të mureve mbrojtëse dhe kullave, një garnizon romak (castrum), si dhe qindra fragmente të artefakteve të ndryshme.

Mes zbulimeve më të rëndësishme janë: Porta Veriore, Tempulli me portik, Bazilika me fortifikatë, dyshemeja me mozaik të zbukuruar në Bazilikë, baptisteri dhe nekropoli verior.

Në tetor të vitit 2016, zona arkeologjike e Ulpianës u shpall park arkeologjik dhe u vendos në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Municipium Ulpiana – Justiniana Secunda përfaqëson një thesar të rëndësishëm historik, arkeologjik dhe kulturor, që jo vetëm zbulojnë rrënjët e thella të qytetërimit në rajon, por edhe ofrojnë potencial të madh për zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë.

Me mbështetjen e institucioneve dhe ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë, ky vendbanim antik po merr vëmendjen që meriton, duke rikthyer në jetë histori mijëvjeçare dhe duke sjellë dritë mbi të kaluarën e lashtë të Dardanisë. //

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *