Skandaloze: Asambleisti i LDK-së sulmon me shishe xhami kryesuesin e kuvendit komunal të Prishtinës Fehmi Kupinën
Para pak çastesh, para objektit të Komunës së Prishtinës ka ndodhur një rrahje e madhe, ku janë përfshirë figura politike dhe disa persona të tjerë.
Burime të KosovaNews, që ndodhet në vendin e ngjarjes, bëjnë të ditur se në përleshje janë përfshirë kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga iniciativa qytetare “Lidhja për Prishtinën”, Fehmi Kupina, dhe asamblisti aktual si dhe kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Sami Salihu.
KosovaNews ka mësuar se, Sami Salihu ka sulmuar me shishe xhami Fehmi Kupinën, ndërsa më pas në konflikt u përfshinë edhe familjarë të Kupinës dhe disa persona të tjerë.
Kupina aktualisht ndodhet në spital ku ka pësuar lëndime nga shishja e xhamit.

