Rroga mesatare 1 mijë euro, minimalja 500 euro
Kryeministri Edi Rama ka paraqitur sot në Parlament programin qeverisës për mandatin katërvjeçar.
Ku një prej pikave kryesore të programit do të jetë rritja e mirëqenies socio-ekonomike. Rroga mesatare parashikohet të jetë mbi 1 mijë euro, kurse rroga minimale vitin tjetër do të bëhet 500 euro.
Sa i përket pensioneve parashihet që deri në fund të këtij mandati pensioni mesatar të jetë 400 euro dhe ai minimal 200 euro.

