Laurenti dhe Fitimi këshillojnë që ata që hyjnë në Big Brother të mos luajnë ‘fer’ dhe të mos jenë të martuar
Dy ish-pjesëmarrësit e Big Brother Vip Kosova 3, Fitim Sylejmani dhe Laurent Krasniqi, ishin pjesë e emisionit “Weekend”.
Dyshja bëri të ditur se janë duke punuar gjatë gjithë kohës me reklama dhe marketing në rrjetin social, TikTok.
“U kanë një eksperiencë tepër interesant, e harrove pjesën jashtë. Interesant si eksperiencë”.

“Nuk është që e përjeton çdo herë. Me u ambientu e patëm vështirë në lojë, por jo në shtëpi”, tha Sylejmani ndër tjerash.
Laurenti në anën tjetër, theksoi se nuk ia propozon askujt që është i martuar ose në lidhje të hyjë në Big Brother.
Derisa Fitimi këshilloi që gjithë ata hyjnë në Big Brother të mos luajnë ‘fer’, pasi në garë duhet thënë gjithçka nga vetja.
Përkundër angazhimit në rrjete sociale, ata kanë qenë më të qetë në këtë format. //

